Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ardian Nikulajt, autori portugez pritet të ekstradohet të dielën

Vrasja e Ardian Nikulajt, autori portugez pritet të ekstradohet të

Portugezi Ruben Saraiva, i dyshuar si autori që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, pritet që brenda këtij viti të ekstradohet në Shqipëri.

Një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë.

Burime bëjnë me dije se mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri pritet të bëhet të dielën me 31 dhjetor, ndërsa për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në lojë ka hyrë edhe Interpol dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Të fundit