Flash News

E-TJERA

Vrasja e Arjan Spahiut, Dubai ekstradon në Belgjikë të shumëkërkuarin nga Elbasani

Vrasja e Arjan Spahiut, Dubai ekstradon në Belgjikë të

Franc Çopja alias Franc Gergely, i shumëkërkuari nga Elbasani, është ekstraduar nga Dubai në Belgjikë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar për “vrasje me paramendim.

31-vjeçari u transferua në organet përkatëse sipas marrëveshjes së ekstradimit, të nënshkruar ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Mbretërisë së Belgjikës, pas procesit ligjor dhe gjyqësor dhe sipas vendimit të Ministrit të të Drejtësisë të Emirateve të Bashkuara Arabe që miratoi ekstradimin më 13 dhjetor 2023.

Franc Çopja u arrestua në Dubai në fund të vitit të kaluar, pasi dyshohet si porositës i vrasjes së  Arjan alis Ardit Spahiut, 38 vjeç, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës.

Spahiu ishte aktiv në tregtinë e drogës dhe kishte një laborator droge në shtëpinë e tij në Bruksel, ku mbahej kokaina. Hetimi, pjesë e të cilit ishte edhe Spahiu, ka çuar tashmë në një mega-operacion në Bruksel që po zhvillohet dhe ku janë në gjyq 124 persona.

Vrasja e Spahiut është pjesë e një përplasjeje mes klaneve shqiptare të drogës.

Të fundit