Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit, gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë

Vrasja e biznesmenit, gjendet një makinë e djegur në fshatin
Mjeti i djegur në Mirakë

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mjeti i gjetur dyshohet se i përket autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Edmond Hyka allias Edmond Mëhalla.

Mëhalla u ekzekutua me dy plumba, mbrëmjen e së dielës në lagjen "Emiri Metraxhiu" në Elbasan.

Katër postblloqe janë ngritur në Korçë, Pogradec e Devoll pas ngjarjes ku mbeti i vrarë 43-vjeçari.

Direktivat që oficerët e policisë kanë marrë është kontrolli i mjeteve Audi me ngjyrë të zezë, pasi dyshohet se pas ngjarjes autorët e vrasjes të kenë lëvizur drejt Librazhdit ndaj juglindja mbetet një “derë” kryesore në rast se do duan të kalojnë drejt Greqisë.

Të fundit