Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit italian, flet Gazmend Braçi: Nuk kemi fshehur asgjë, autori të kapet sa më shpejt

Vrasja e biznesmenit italian, flet Gazmend Braçi: Nuk kemi fshehur

Gazmend Braçi, një nga vëllezërit e përfolur pas vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi, ka reaguar për gazetarin Elton Qyno.

Bracci ka shprehur dhimbje dhe zhgënjim për raportimin e disa mediave që për një kohë të gjatë i lidhën ata me këtë krim.

Në një bisedë telefonike, Braçi shprehu lehtësim që Policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar autorin e vrasjes, duke shtuar se shpreson që Sulaj të arrestohet.

“Që nga momenti i ngjarjes, unë, babai dhe vëllai kemi qenë në dispozicion të policisë, duke bashkëpunuar dhe treguar gjithçka që ndodhi atë natë,” tha Gazmend Braçi. Ai theksoi se miqësia me Edoardo Sarchin ishte e hershme,e bazuar në biznes, por edhe në respekt e lidhje njerëzore.

Braçi shtoi se kishte ofruar detaje konkrete mbi dinamikën e konfliktit, pasi ishte në vendngjarje dhe jo vëllai i tij, Danjeli. “Ne nuk kemi fshehur asgjë. Qëllimi ynë ka qenë zbardhja e ngjarjes dhe drejtësia për mikun tonë,” tha ai.

Ai shprehu zhgënjim për disa media shqiptare që për gati 24 orë e kanë lidhur familjen e tij me krimin: “Si mund të ishim ne tre anëtarë të një familje autorë të vrasjes së mikut tonë? Ne dhe miku ynë Edoardo jemi sulmuar 100 herë nga media. Tani presim që ato të kërkojnë ndjesë dhe të fshijnë shkrimet e padrejta.”

Ngjarja ndodhi në zonën e Salarisë në Tepelenë, gjatë një shëtitjeje për gjah, ku një konflikt për dritat e gjata të makinës dhe një parakalim përfundoi tragjikisht. Kamber Sulaj qëlloi tre herë me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen Edoardo Sarchit, pas një plumbi që i preu arterien kryesore të këmbës.

 

Të fundit