Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, reagojnë të afërmit: Ka ndodhur diçka më fëmijët e ortakut

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, reagojnë të

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Italian, Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës.

Të afërmit e 44-vjeçarit kanë deklaruar për mediat italiane se kanë dyshime se pas krimit fshihet një konflikt më dy fëmijët e ortakut të tij. 

“Ka ndodhur diçka më dy fëmijët e ortakut të tij, ndoshta një zënkë. Por vetëm hetimet mund të sqarojnë gjithçka. Nuk arrijmë që të kuptojmë pse Edoardo u vra, presim motivet e këtij krimi të tmerrshëm”, ka thënë për median La Repubblica.

Kur pyetet për informacionet që marrin nga Shqipëria, kushëriri i Sarchit thekson se asgjë e qartë nuk ka dalë deri më tani, ndërsa sot mbahet dhe funerali i tij.

“Është një dhimbje e tmerrshme, Edoardo ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ishte një njeri i mirë”, shton i afërmi.  

Sarchi kishte dalë për gjah mesnatën e 27 shtatorit, kur u gjet i pajetë mes fshatit Salari dhe Nivicë, në një prej akseve që përshkojnë Tepelenën. Ngjarja është e mbushur me mister dhe një sërë pikëpyetjesh.

Të fundit