Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit italian/ Zbardhet dëshmia e ortakut, shpallet në kërkim djali i tij

Vrasja e biznesmenit italian/ Zbardhet dëshmia e ortakut, shpallet në

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrajsen e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi me armë zjarri mbrë në mesnatë në afërsi të fshatit Salari në Tepelenë.

Deri tani, raportohet se policia ka shoqëruar Eqerem Braçen, i cili ishte edhe ortaku i viktimës në fabrikën e tullave në Tiranë. Ai ka dhënë dëshminë e tij para policisë pasi së bashku me djalin e tij dhe biznesmenin kishin dalë për gjah. 

Mësohet se në vendngjarje ka pasur dy automjete, ai me të cilin lëvizte viktima dhe një tjetër ku ndodheshin personat që ishin së bashku me të për gjah.

Sipas dëshmisë së Braçes një person ka hapur zjarr drejt automjetit të 44-vjeçarit italian dhe më pas ai ka dalë për t’i dhënë ndihmë, ndaj edhe sipas tij trupi i viktimës ndodhej disa metra larg automjetit ku ndodhej.

Megjithatë mbetet për t’u verifikuar vërtetësia e dëshmisë së tij, ndërkohë që pas verifikimeve të kryera në automjetin e viktimës nuk ka gjurmë plumbash, por vetëm një gomë të shfryrë.

Sakaq, policia ka shpallur në kërkim djalin e Eqerem Braçes, Gazment Braçen për ta marrë në pyetje, pasi edhe ai ka qenë në vendngjarje.

Të fundit