Flash News

E-TJERA

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, kreu i policisë Fier: Shkak u bë një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, kreu i policisë Fier: Shkak u

Drejtori i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj doli në një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Roskovec të Fierit.

Ai tha se motivi për ngjarjen e rëndë është bërë një grindje mes viktimave dhe djalit të autorit.

“Rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan ka ndodhur një ngjarje e rëndë kriminale, ku shtetasi Altin Kuka, banues në Fier dyshohet si autori i ngjarjes së ndodhur, duke vrarë me armë zjarri automatik dy shtetas, xhaxha dhe nip, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Pas kryerjes së këtij akti kriminal shtetasi Altin Kuka është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e krimit. Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, për shkak të një grindje që ka ndodhur mes djalit të tij dhe dy viktimave”, tha Hasanaliaj.

Të fundit