Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-kryetarit të LSI në Elbasan, reagon Meta nga Fieri: Çfarë është shqetësuese në këtë zonë

Vrasja e ish-kryetarit të LSI në Elbasan, reagon Meta nga Fieri:

Për vrasjen e Pjerin Xhuvanit (ish kryetar i LSI-së 2013-20117) nga një ish-efektiv policie në Elbasan, ka reaguar presidenti Ilir Meta nga Fieri.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, Meta u shpreh se “nuk mund te flas pa patur të qartë dinamikën e ngjarjeve”, por theksoi që Elbasani është qarku më problematik i krimeve zgjedhore.

“Nuk mund te them asnjë gjë për çështjen e Elbasanit pasi nuk mund te flas pa patur të qartë dinamikën e ngjarjeve. Elbasani bashkë me Durrësin mbetet më problematiket, ju e dini që dosja e Shijakut na nxiu faqen.

Ajo që është shqetësuese ne Elbasan se shumica e krimeve zgjedhore të denoncuara i përkasin Elbasanit. Prokuroria është e njëanshme, kam kërkuar që të ketë vëmendjen drejtori i Përgjithshëm i SHISH. Dihet që policia në Elbasan bëhet palë e grupeve rivale, të lidhura me Taulantin. I bëj thirrje organeve ligjzbatuese të shkëpusin çdo lidhje me preferencat politike sepse do të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Meta.

Kujtojmë që Xhuvani u  përfshi në përplasjen me militantët e PD në Elbasan me 14 Mars. Partia Demokratike publikoi foton e Xhuvanit dhe e akuzoi atë si të lidhur me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Pjerin Xhuvanit nga 2013-ta deri në 2017-n ka qenë kryetar i LSI-së në Elbasan.  Në 2017-n iu bashkua PDIU-së, ndërsa së fundmi mbështeste PS-në.

Të fundit