Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës/ Efektivi kërkon gjykim të shkurtuar, përcaktohet trupa gjykuese

Vrasja e Klodian Rashës/ Efektivi kërkon gjykim të shkurtuar,
Klodian Rasha, Nevaldo Hajdaraj

Efektivi që qëlloi për vdekje Klodian Rashën ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Nevaldo Hajdaraj ka kërkuar ndryshim të akuzës, nga ajo e vrasjes me dashje, në vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.

Sot është hedhur shorti edhe për përcaktimin e trupës gjykuese që do të merret me shqyrtimin e kësaj çështjeje. Seanca e parë do të mbahet më 29 prill në orën 12:30, me kryesuese gjyqtaren Armela Hasantari.

Ngjarja ndodhi më 8 dhjetor në zonën e Laprakës në Tiranë, ku Rasha kishte dalë në rrugë duke shkelur orën policore. Hajdaraj pretendon se e kishte qëlluar pasi kishte mendoi se 25-vjeçari i ishte drejtuar me armë, por nga hetimet rezultoi se ai ka qenë i paarmatosur.

Të fundit