Flash News

E-TJERA

Vrasja e Kristian Kolës në Shkodër, dyshohet se autorët kishin informator

Vrasja e Kristian Kolës në Shkodër, dyshohet se autorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër, ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Kola sapo kishte dalë nga një hotel ku kishte qëndruar vetëm pak minuta për të takuar një mik. Në momentin që ata dolën së bashku, pranë godinës ishte ndaluar një motor i zi, nga i cili një person hapi zjarr disa herë drejt 34-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia dyshon se autori ka qenë profesionist, pasi plumbat nuk prekën shokun e Kolës, i cili ndodhej shumë pranë tij, dhe nuk u shkaktuan dëme të tjera anësore, pavarësisht se zona ishte e frekuentuar nga kalimtarë.

Hetuesit po marrin në pyetje dëshmitarët dhe po verifikojnë lëvizjet e viktimës, ndërsa dyshohet se autorët mund të kenë pasur një bashkëpunëtor që i informoi për vendndodhjen e tij.

Të fundit