Flash News

E-TJERA

Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, flet e motra: Dyshoj që policia është e implikuar në krim

Vrasja e Kristjan Kolës në Shkodër, flet e motra: Dyshoj që

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje në qendër të Shkodrës, ditën e sotme rreth ngjarjes së rëndë.

Në një deklaratë për Euronews Albania, ajo shprehet e prekur se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë, pa konflikte apo armiqësi me askënd.

“Më morën në telefon, më thanë vëllain tënd e kanë vrarë. Më kanë marrë nga shoqëria, jo familjarët fillimisht. Vëllai s’ka qenë me precedent penal. Kanë punuar në ndërtim dhe nuk është marrë kurrë me gjë tjetër. Asnjëherë s’ka pasur as konflikt, as hasmëri me kërkënd.”- tregon Mariza Kola.

Ajo tha po ashtu se i ati nuk është lejuar të shohë trupin e vëllait kur u transportua, ndërsa ambulanca ka vonuar rreth një orë për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Është punë e policisë të gjejë autorët dhe të zbardhë çfarë ka ndodhur. Por unë dyshoj që policia është e implikuar në këtë krim. Dua vetëm drejtësi.”- përfundon ajo.

Më herët sot policia ka gjetur të djegur dhe motorin e autorëve të dyshuar të ngjarjes, të cilët ende nuk janë identifikuar apo lokalizuar. Motomjetit pritet t'i bëhet ekspertiza për të gjetur prova të mundshme të autorëve të cilët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga një person tjetër.

Të fundit