Flash News

E-TJERA

Vrasja e Liridonës, deputeti: Do ta votoja kthimin e dënimit me vdekje

Vrasja e Liridonës, deputeti: Do ta votoja kthimin e dënimit me vdekje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se do të votonte rikthimin e dënimit me vdekje, teksa është pyetur për vrasjen makabre të Liridona Ademajt.

Në një deklaratë për “euroneës albania“, Dugolli është shprehur i vetëdijshëm se Kosova aspiron integrimin në Bashkimin Evropian (BE), vende ku nuk aplikohet dënimi me vdekje.

 “U vra një grua mizorisht, nënë e dy fëmijëve, pa asnjë faj, pa asnjë të drejtë të dikuj që të privojë jetën e një gruaje. Unë mendoj që dënimet për vepra të tilla të rënda kriminale janë të buta dhe insistoj që ashpërsimi i dënimeve të jetë në fokus të ndryshimeve legjislative që do të duhej të ndodhnin në Republikën e Kosovës. Shto këtu që edhe në këtë plan legjislativ me këto parashikimet legjislative për dënimet që janë, drejtësia s’i shqipton thuajse asnjëherë ato maksimalet. Unë kam propozu, edhe pse është e vështirë të realizohet për shkak të problematikës që ka kjo iniciativë, kthimin e dënimit me vdekje, për shkak të përafrimit të legjislacionit tonë me BE-së. Megjithatë, nëse do të vijë në shprehje një iniciativë e tillë, unë si deputet do ta votoja rikthimin e dënimit me vdekje për ata që vërtetohet se kryejnë këso lloj veprash të rënda. Jemi dëshmitarë se në shumicën e vendeve ka ekzistuar dënimi me vdekje si masë për të parandaluar veprime të tilla të rënda. Unë e kuptoj se tani jemi në këto momentet kur Kosova po bën përpjekje që të ecë përpara drejt përmbushjes së atyre kushteve për t’u bërë pjesë e BE-së, mirëpo edhe diçka e di se, këto veprat e rënda kriminale do të duhej që disi t’i frenonim dhe të ishim shumë më rigoroz sa i përket dënimit”.

Të fundit