Flash News

E-TJERA

Vrasja e Liridonës, Karamuço: Ajo ka ditur sekrete shumë të mëdha

Vrasja e Liridonës, Karamuço: Ajo ka ditur sekrete shumë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, dyshon se shkak për vrasjen e Liridona Murselit nga bashkëshorti i saj, ka qenë një sekret shumë i madh që ajo ka ditur.

Karamuço tha në Euronews Albania, se kjo nuk mund të jetë një vrasje feminicidi, pasi sipas tij, është kryer në gjakftohtësi të plotë dhe e mirëmenduar.

“Ky nuk është rast feminicidi mendoj unë. Feminicidin e kemi konsideruar të lidhur me ato që kemi konsideruar marrëdhënie në çift apo intime, që kanë precipituar deri në vrasje. Por ato kanë filluar me dhunë verbale, fizike, psikologjike, heqjen e paligjshme të lirisë dhe deri në flijim.

Ky është një rast specifik dhe vështirësia e Policisë është për të zbardhur deri në fund motivet e vrasjes. Ai ka dashur që motivet viktima t’i marri me vete. Feminicidi bëhet në gjaknxehtësi e sipër, kjo është bërë në gjakftohtësi. Kur kemi paramendim dhe gjakftohtësi, atëherë është diçka më shumë.

Për mua arsyet janë një sekret shumë i madh që ajo femër ka pasur ndaj bashkëshortit të saj. Ai është menduar e reflektuar gjatë, ka planifikuar mënyrat sesi kjo femër të mos i dëmtojë interesat asaj nëse ndahet. Ka pasur versione nga më të ndryshmet. Është një shkak shumë i rëndë”, është shprehur Karamuço.

 

Të fundit