Flash News

E-TJERA

Vrasja e Liridonës, reagon ashpër Behgjet Pacolli

Vrasja e Liridonës, reagon ashpër Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi emri i tij u përmend vazhdimisht, kur ish-këshilltari i tij Naim Murseli dyshohet se ka paguar dikë për ta vrarë gruan e tij.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook” i ka quajtur analistët politik ‘skizofren’, duke thënë se po tentojnë ta dëmtojnë imazhin e tij.

Nga distanca shoh disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të përvetësuar ndonjë pëlqim ( like) në platformat mediatike. Është e rëndësishme të ekspozohen dhe të kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve”, shkroi ai.

Dje eksperti i sigurisë, Bedri Elezi i tha Insasjder, se Liridona ka pasur informacione për një vepër të krimit të organizuar në kohën kur Naim Murseli ishte këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Të fundit