Flash News

E-TJERA

Vrasja e n/komisarit të Lezhës, eksperti i kriminalistikës: Mund të ishte parandaluar, gabimet që u bënë gjatë operacionit

Vrasja e n/komisarit të Lezhës, eksperti i kriminalistikës: Mund

Eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa ka renditur mangësitë e operacionit antikanabis që u zhvillua sot në Ishull Lezhë, në të cilin mbeti i vrarë në krye të detyrës nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha.

Në një intervistë për Report tv, Softa thotë se vrasja e Hoxgës mund të ishte parandalur, pasi sipas tij operacioni për kapjen e autorit të dyshuar Aldi Rama ka nisur gabim.

Sipas tij, në raste të tilla, efektivët duhet të ishin të pajisur me anti plumb, gjë që Hoxha nuk e kishte ku dhe mori një plumb në zemër.

T’i plagoset shoku, kanë qenë në konfuzion, se veprimet e para, 1-2 duhet merret me shokun, pjesa tjetër me personin që qëlloi, në një situatë të tillë ishin 5 punonjës policie, duhet të jetë një mësim për policinë, nuk mund të bëhen kontrollet në atë mënyrë që janë bërë. Megjithatë, ai është një hero, kjo mund të ishte evituar nëse do bëhej sipas një përcaktimi për mënyrën sesi bëhet kontrolli i mjeteve të dyshuara, nuk mund të bëhet si për persona që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.  

Jemi në kushte ekstreme, ka qëlluar dhe plagosur, nëse jemi në një zonë të banuar, nëse zona ka qenë e hapur, rrugë e braktisur, përdorimi i armës është legjitim, prandaj kanë armë efektivët e policisë. Mund të qëllonte në drejtim të gomave, për të bërë ndalimin e mjeteve, në kushtet ekstreme, ligjërisht mund të përdoret arma. Nuhatja e policit, se mund të jetë armë jo e vërtetë, në rastin konkret kanë qenë 5 efektivë policie. Mund të agravonte situata, mund të merrte pengje”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai sqaron se në këto operacione, ndalimi i këtyre personave të dyshuar nuk mund të bëhet kurrsesi spontanisht, por duhet të gjendet vendi i duhur, të krijohet një postbllok, të kenë grupe mbështetëse, të kenë mjetet e duhura.

 

Të fundit