Flash News

E-TJERA

Vrasja e Nikulajt, dyshime se ‘porositësi’ e priste vrasësin portugez në Rinas

Vrasja e Nikulajt, dyshime se ‘porositësi’ e priste

Policia e Shtetit zbardhi një ditë më parë ngjarjen e 19 prillit në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj.

Sipas Klan Tv, ka dyshime që Edmond Haxhia, i cili akuzohet si porositësi i vrasjes së Nikulajt, t’i ketë pritur të përfshirët në atentat në aeroportin e Rinasit. Dyshohet se Haxhia ka qëndruar në një zonë të errët dhe pa ndriçim, për të mos rënë në gjurmët e ndonjë efektivi.

Po ashtu, mësohet se Ruben Saraiva vrasësi i Nikulajt, është një shtetas me origjinë arabe. Saraiva ka hyrë më 14 shkurt në Shqipëri dhe ka qëndruar deri në ditën e krimit duke u strehuar dhe ndihmuar në Lezhë dhe Shkodër nga Edmond Haxhia.

Mësohet se Harry Simson, shtetasi britanik i cili luante rolin e vëzhguesit, rezulton të jetë i dënuar në Britaninë e Madhe për agresion dhe drogë.

Ndërsa shtetasi tjetër britanik, Steven Hunt mësohet se ka ardhur dy herë në Shqipëri por ka mbledhur vetëm informacione dhe nuk ka mundur të ekzekutojë Nikulajn.

 

Të fundit