Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisë gjyqësore: Në makinë u gjetën karta ID e blloqe pagesash

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar raportin zyrtar të dy oficerëve të policisë gjyqësore lidhur me ngjarjen e 21 prillit në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, pas një përplasje me përfaqësues të PD.

Sipas Berishës, sipas raportit të dorëzuar edhe drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, Ardi Veliu dhe Prokurorisë, në makinën që denoncoi PD u gjetën blloqe pagesash, karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi.

Postimi i Berishës:

Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan!

Trafikanti Ardi Veliu ka mashtruar publikisht shqiptaret.

Ne makinen e banditeve,trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi sipas raportit zyrtar qe policia i ka dorzuar Veliut dhe prokurorise u gjenden dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, bllok pagesash deri dhe shkop gome policie.

Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se ne makinat e bandes nuk u gjenden materiale zgjedhore.

Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.

Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet Edi Rama dhe puthadori i tij Ardi Veliu!

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisëVrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisëVrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisëVrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisëVrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Berisha publikon raportin zyrtar të policisë

Të fundit