Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s: Qëllova për vetëmbrojtje

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, zbardhet dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s:

Zbardhet pas arrestimit dëshmia e Arbër Paplekës, ish-efektivit të RENEA-s, i dyshuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mesditën e sotme, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas ‘News 24’, mësohet se autori i dyshuar për të cilin thuhet se është pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit, kandidat për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, deklaroi në polici se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Na qëlluan me armë të parët. Ne qëlluam për vetëmbrojtje”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar për vrasjen e Xhuvanit.

Papleka është vetëdorëzuar pas vrasje të mbështetësit të Partisë Socialiste.

Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. Sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të Xhivanit. 

Kujtojmë që Xhuvani u  përfshi në përplasjen me militantët e PD në Elbasan me 14 Mars. Partia Demokratike publikoi foton e Xhuvanit dhe e akuzoi atë si të lidhur me Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Pjerin Xhuvanit nga 2013-ta deri në 2017-n ka qenë kryetar i LSI-së në Elbasan.  Në 2017-n iu bashkua PDIU-së, ndërsa së fundmi mbështeste PS-në.

E plagosur në këmbë mes 4 personave ka mbetur edhe efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota.

Janë shoqëruar në polici disa persona nga të dyja kaheve politike, por nuk bëhet i ditur akoma identiteti i tyre.

Ndërkohë pritet një reagim zyrtar i policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Të fundit