Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjetër Kolës, dënohet me mbi 12 vite burg Maltin Gjini

Vrasja e Pjetër Kolës, dënohet me mbi 12 vite burg Maltin Gjini

Gjykata e Shkodrës ka dënuar  me 12 vite e 8 muaj burg Maltin alias Anton Gjinin i akuzuar për vrajën e Pjeter Kolës ngjarje  kjo e ndodhur në 27 shtator të një viti në parë në Pukë.

Hetimet e kryera nga organi  i akuzës kanë rezultuar se vrasja e Kolës ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje mes tij dhe autorit.

Për këtë konflikt hetuesit thonë se ka ndodhur për prishjen të pazareve të drogës pasi autori dhe viktima kishin ngritur një magazinë të përpunimit të lëndëve narkotike në zonën e Pukës.

Mes tyre fillimisht ka pasur një konflikt e ndërsa takimi në ambientet e magazinës së përbashkët ka rezultuar fatalë për jetën e Pjeter Kolës ku është qëlluar më plumb në bark dukë humbur jetën fatkeqësisht.

Manastirliu për skemën e mësuesve, programi i MAS: 82 mësues do të trajnohen në disa lëndë

Policia e shtetit gjatë kryerjes së hetimeve dhe vëzhgimit të vendit të ngjarjes ka konstatuar se droga po thahej në ish magazinat e rezervave të shtetit për të cilën është përdorur si ambient përpunimi kanabisi sativa.

Ora News mëson pas provave të administruara nga policia Autori Maltin Gjini dhe Viktima Pjeter Kola kishin arritur të siguronin disa gra dhe vajza kryesisht në Cerrik me qëllim qethjen e bimëve të kanabis sativës.

Paga e tyre ditore ishte 25-30 mijë lek. Gjatë marrjes së tyre në pyetje ata kanë deklaruar se autori dhe viktima ishin dy personat që kanë biseduar për këtë aktivitet të paligjishëm për të cilën fillimisht u kanë thënë se do të merreshin me sherbele.

Por vetëm në momentin e mbërritjes së tyre në Pukë ato kanë konstatuar magazinën me drogë.

 

Për këtë arsye gjykata e Shkodrës vendosi që 6 gratë të dënohen më 5 vite shërbim provë të cilët akuzohen për shitblerje të lëndëve narkotike.

Më këtë masë u dënua edhe Dritan Gjoka e ndërsa  Frrok Ndoj akuzohet për veprime që pengojën zbulimin e të vërtetës u dënua me 6 muaj burg. Ndërsa Marjan  Paloka u dënua 6 muaj burg për mos kallzim krimi.

Të fundit