Flash News

E-TJERA

Vrasja e policit në Leposaviç, Begaj: Ndërkombëtarët të reagojnë me vendosmëri ndaj urdhëruesve

Vrasja e policit në Leposaviç, Begaj: Ndërkombëtarët

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vrasjen e policit dhe sulmin e armatosur në veri të Kosovës.

Begaj përmes një mesazhi ngushëllimi shprehet se dënon me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviçit.

Ai i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti teksa thekson se Shqipëria do të jetë krah Kosovës.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.

Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur. Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.

Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Begaj.

Të fundit