Flash News

E-TJERA

Vrasja e Rashës, Vezaj akuza të forta policisë dhe prokurorisë: Pamjet filmike u mbyllën në kasafortë që në momentin e parë

Vrasja e Rashës, Vezaj akuza të forta policisë dhe

Gazetari Flamur Vezaj ka hedhur akuza të forta ndaj policisë dhe prokurorisë lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdëraj.

I ftuar në Çim Peka Live, gazetari ka deklaruar se policia dhe prokuroria e kanë ditur që në momentet e para se si ka qenë dinamika e ngjarjes, pasi kanë parë filmike, por kanë manipuluar opinionin publik dhe familjen e të ndjerit, duke nxjerrë një deklaratë të parë sikur Klodian Rasha kishte pasur armë me vete.

‘Kjo videon ekziston në dosje që në momentin e  parë por është mbyllur në kasafortë nga policia me ndihmën edhe të prokurorit sepse nuk donin që kjo video të dilte në publik për shkak të impaktit që do jepte. Kjo prova ekziston që në momentin e parë të ngjarjes. Ata i kanë parë këtë pamje filmike dhe unë jam bazuar nga këto pamje të këtyre kamerave që në atë kohë janë mbyllur në kasafortë edhe më urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm apo ministrit të Brendshëm.

Kjo video nuk i është vënë në dispozicion as familjes. Këto janë fshehur më qëllim nga policia.

Edhe familja i ka kërkuar këto pamje dhe nuk i janë vënë në dispozicion. Po të shikosh, të gjithë turren te familja, nga kryeministri, ministri sepse e dinin se çfarë kishte video.

Po pse ia veshën viktimës një armë që nuk kishte, ndërkohë që pamjet e videos i kishin?!

Deklarata e policisë që implikon viktimën është bërë pasi kishin parë pamjet filmike dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën.’

 

Të fundit