Flash News

E-TJERA

Vrasja e recepsionistit, Rrumbullaku: Po kryejmë procedurat për ekstradimin e autorit nga Greqia

Vrasja e recepsionistit, Rrumbullaku: Po kryejmë procedurat për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur për vrasjen e recepsionistit në Dhërmi.

Rrumbullaku tha se janë duke u kryer procedurat për ekstradimin e autorit të vrasjes, Gerald Shehu, i cili u arrestua në shtetin fqinj të Greqisë.

“Më lejoni të falenderoj strukturat e Policisë së Shtetit për dokumentimin e ngjarjes. Kemi pasur një koordinim shumë të mirë me parnerët. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova. Po shkojmë drejt finalizimit”, tha Rrumbullaku.

Eraldo Nevruzi, i cili punonte në hotelin ku ishte bashkëpronar Shehu, u vra me dy plumba në kokë dhe më pas trupi i tij u zhduk nga autori, në bashkëpunim me dy punëtorë të tjerë Daniel Qose dhe David Larti.

Trupi i tij i pajetë u gjet i hedhur në një gurore në afërsi të Vunoit.

 

Të fundit