Flash News

E-TJERA

Vrasja e Renis Dobrës, flet Fatjon Bushgjoka: Kemi shitur drogë bashkë, por s'kam lidhje me krimin

Vrasja e Renis Dobrës, flet Fatjon Bushgjoka: Kemi shitur drogë

Një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. 

Fatjon Bushgjoka ka deklaruar këtë të enjte se ai e njihte Renis Dobrën pasi kishin shitur bashkë drogë në Gjermani por pretendon se nuk ka lidhje me krimin. 

Ai ka pranuar të ketë pasur sherr me të riun për pazare droge por pretendon se nuk është implikuar në vrasje.

"E njoh të riun, po nuk kam lidhje me vrasjen e tij. E kam njohur më Gjermani, kemi shitur drogë. Sher kemi bërë për punë të pista',- ka thënë Bushgjoka. 

Sakaq një ditë më parë ka dëshmuar dhe autori tjetër i dyshuar i ngjarjes, Petrit Çakrit. Ai është shprehur se nuk di gjë se çfarë ndodhi me Renis Dobrën.

 

 

 

Të fundit