Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ridvan Ramazanit, gjykata jep masën e sigurisë për Milkjor Gjokën: S'kam lidhje me ngjarjen! U gjenda në vendin dhe momentin e gabuar

Vrasja e Ridvan Ramazanit, gjykata jep masën e sigurisë për
Foto nga vendngjarja

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Milkjor Gjokajn, i dyshuar si bashkëpunetor në vrasjen e biznesmenit Ridvan Hyseni.

Gjoka është i akuzuar për "vrasje me paramendim" të Hysenit, e kryer kjo në bashkëpunim me  dy vëllezërit, Hydajet dhe Duel Mehmedaj. 

Ndërkaq, është dhënë masa lehtësuese “detyrim me paraqitje” për dy dëshmitarët Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi të arrestuar për “moskallezim krimi” si dëshmitar në vrasjen e 46 vjeçarit.

I pandehuri, Milkjor Gjokaj, ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam qenë rastësisht aty, në vendin dhe momentin e gabuar. Nuk kam bashkëpunuar me vellezërit Mehmedaj që dyshohen si autore të vrasjes se Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani”, është shprehur ai.

Të fundit