Flash News

E-TJERA

Vrasja e shtatzënës në Itali, Bujar Fandaj i dërgoi bashkëshortit të saj video erotike me 27-vjeçaren

Vrasja e shtatzënës në Itali, Bujar Fandaj i dërgoi

Hetimet kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e Vanessa Ballen, 27-vjeçarja shtatzënë. Mediat italiane raportojnë se vrasësi Bunjar Fandaj mesazhin e tij të fundit i ka dërguar përmes Ëhatsapp jo viktimës, por partnerit të tij Nicola Scapinello.

Fandaj e ka shoqëruar bisedën me një video eksplicite të marrëdhënies së tij me Vanessën. Gruaja dyshohet se i ka rrëfyer atij se kishte pasur një lidhje me Fandajn nga viti 2021 deri në verën e 2023 dhe ai më pas e shantazhoi atë për të pasur marrëdhënie të mëtejshme seksuale.

Prokuroria për këtë arsye vendosi të bënte testin e atësisë për fetusin: hipoteza është se vrasësi e kishte ditur që ishte shtatzënë dhe për këtë kishte hyrë në shtëpinë e shitëses

Nga sa del, Nicola e konsideronte Bujarin vetëm një mik të mirë që frekuentonte shpesh shtëpinë e tyre dhe me të cilin kishte drekuar.

Të fundit