Flash News

E-TJERA

Vrasja e shtatzënës në Itali, Bujari e përndiqte prej kohësh, pas vrasjes u ul të pinte birrë

Vrasja e shtatzënës në Itali, Bujari e përndiqte prej

Vanesa Ballen, 26 vjeç, u godit për vdekje 7 herë me thikë nga Bujar Fundaj, 41-vjeçari nga Kosova. Ballen ishte shtatzënë në muajin e saj të tretë, ndërsa kishte edhe një djalë 4-vjeçar.

Fandaj e përndiqte prej kohësh viktimën. Këtë e kanë konfirmuar kolegët e supermarketit ku punonte gruaja shtatzëne. Shqiptari nga Kosova e ndiqte atë në vendin e saj të punës, shkonte në supermarket deri në katër herë në ditë, bënte blerje shumë të vogla dhe më pas largohej. Ajo kishte një fëmijë 4 vjeç dhe priste të dytin.

“Së fundmi na tha se ishte e frikësuar. Në tetor ajo na tha se kishte shkuar për të bërë një kallëzim përndjekjeje”, thotë një kolege e Vanessa për Corriere della Sera. Me Bujar Fandaj, 41-vjeçarin kosovar, i cili sipas Prokurorisë së Trevisos e vrau me 7 goditje me thikë, gruaja kishte pasur një lidhje që përfundoi në verën e vitit 2023. Që nga ai moment nisi përndjekja nga ana e autorit të dyshuar.

“Ai vinte shpesh këtu. Ndoshta e ka bërë me justifikimin se ka për të marrë vetëm një gjë, ka pasur ditë që e kemi parë deri në katër herë në mëngjes. Ajo padyshim ka reaguar e mërzitur dhe në periudhën e fundit kishte frikë”, tha mes të tjerash kolegu i saj.

Një tjetër kolege e 26-vjeçares, Tatiana, dërgon një mesazh në emër të të gjithëve të cituar nga gazeta il Messaggero: “Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes. Do të flasim me kompaninë sepse ne duam të bëjmë diçka për të kujtuar Vanessën”. Tatiana konfirmon se Bujarin e ka parë shpesh të kalonte në supermarket: “Ai ishte i qetë në shikim të parë, por nuk fola kurrë me të.

Bujari njihej edhe në lokalin ngjitur me supermarketin. Pronari, i intervistuar sërish nga Messaggero theksoi se autori ishte tifoz i zjarrtë i Interit. “Ai është një tifoz i zjarrtë i Interit. Ai shpesh vjen këtu për një kafe dhe pi cigare. Nuk ka shkaktuar kurrë probleme. Ai dukej si një person i qetë”, tha pronari i lokalit.

Edhe tre orë pasi theri me thikë Vanessa Ballan, burri hyri në një lokal në San Vito di Altivole, ku jeton. “Porositi një birrë, të cilën e piu me qetësi, duke biseduar me ne dhe me një klient tatuazhesh”, thonë nëpunësi i sportelit dhe pronari. “Ai ishte i qetë, foli për tatuazhin që kishte bërë së fundmi, lidhur me një grua me të cilën kishte pasur një lidhje, piu birrën e tij sikur të ishte asgjë, por para së gjithash kërkoi të shkonte në tualet.”, tha ai.

 

Të fundit