Flash News

E-TJERA

Vrasja e shtatzënës/ Vanessa kishte qenë e lidhur me shqiptarin, 41-vjeçari e shantazhonte me video intime

Vrasja e shtatzënës/ Vanessa kishte qenë e lidhur me shqiptarin,

Vanessa Ballan është 27-vjeçarja italiane që u godit për vdekje 7 herë me thikë nga Bujar Fanda, 41 vjeç me origjinë nga Kosova. Vanessa ishte në një marrëdhënie prej 15 vitesh me partnerin e saj Nicola Scapinello, me të cilin kishte një djalë 4 vjeç dhe prisnin një fëmijë të dytë.

Fandaj është arrestuar pas disa orësh në arrati, ndërsa mediat italiane shkruajnë se mes tij dhe Vanessa Ballan ka pasur një lidhje.

Fandaj jetonte në Altivole dhe bënte dërgesa në supermarketin ku punon Vanessa, aty ku ata ishin parë dhe kishin filluar një romancë. Një vit më parë, Vanessa kishte vendosur ta linte Fundajn, ndërsa ky i fundit nuk e pranonte ndarjen.

Përndjekja dhe kërcënimet

Fundaj nisi ta shantazhojë dhe ta kërcënojë me vdekje. "Nëse nuk kthehesh me mua do të të vras", "nëse nuk kthehesh do t'i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë". Sipas ligjit ato quhen përndjekje dhe "porno hakmarrëse", për Vanessa-n ishte një makth. Nicola nuk dinte asgjë për atë histori dhe ajo ishte e tmerruar se ajo marrëdhënie kalimtare mund të prishte përgjithmonë historinë e gjatë të dashurisë me djalin që takoi kur ishte adoleshente.

Më 26 tetor, Vanessa denoncon Bujar Fundajn për përndjekje dhe atij i sekuestrohet telefoni. Prokurori priste printimet dhe transkriptet e mesazheve sepse Vanessa kishte fshirë gjithçka me frikën se mos zbulohej. Për këtë arsye ndaj këtij burri nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie.

Ndërkohë Vanessa kishte paraqitur letrat dhe vërtetimet për të marrë një pushim pasi ishte shtatzënë dhe puna në supermarket e rrezikonte fëmijën.

Lajmi i shtatzënisë dhe largimi i saj nga puna, i vetmi vend ku ai mund të afrohej me Vanesën pa rrezikuar të zbulohej nga Nicola, ndoshta e kishte zemëruar Bujarin dhe e shtyu drejt aktit të rëndë, për të vrarë 27-vjeçaren.

Të fundit