Flash News

E-TJERA

Vrasja e "të fortit" të Shkodrës Ridvan Ramazanit, arrestohet një nga autorët e shpallur në kërkim

Vrasja e "të fortit" të Shkodrës Ridvan Ramazanit,

Policia ka arrestuar një tjetër autor të vrasjes së Ridvan Ramazanit (Hysenit),  i njohur ndryshe edhe si i “forti” i Shkodrës, më 29 nëntor të vitit të kaluar. Në pranga është vënë shtetasi Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër. Ai është kapur në një bar-kafe në fshatin Mushan.

Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Duel Mehmedaj (i shpallur në kërkim) dhe Milkjor Gjoka (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Ramazanit (Hysenit), 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit