Flash News

E-TJERA

Si u lirua Dan Hutra? ILD nis verifikimet nëse ka përgjegjësi disiplinore nga magjistratët

Si u lirua Dan Hutra? ILD nis verifikimet nëse ka përgjegjësi

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka reaguar lidhur me ngjarjen që tronditi sot kryeqytetin, ku 40-vjeçari Dan Hutra vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera.

Në njoftim thuhet se është urdhëruar nisja e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve, për faktin se Hutra është person me precedentë të shumta penale, që nga vrasja e bashkëshortes në 2007 deri te përdhunimi, e rrëmbimi.

“Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.                

Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve”, thuhet në njoftim.  

 

Të fundit