Flash News

E-TJERA

Vrasja e Valbon Beqirit në Durrës, lihet në burg autori 24 vjeç dhe bashkëpunëtori i tij

Vrasja e Valbon Beqirit në Durrës, lihet në burg autori 24

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për dy personat e arrestuar lidhur me vrasjen me thikë të 51-vjeçarit Valbon Beqirit më 24 shtator në lagjen nr. 12.

Në burg u la autori i krimit 24-vjeçari Teilor Tivari, i cili ka shprehur pendesë për krimin, dhe bashkëpunëtori i tij 27-vjeçari Xh.D.

Sipas policisë, 51-vjeçari u vra paraditen e së mërkurës, por është gjetur në mbrëmje nga nipi i tij në banesë. AI ka deklaruar se Tivari kishte shkuar në banesën ku qëndronte 51-vjeçari për të blerë drogë. Më pas mes tyre ka ndodhur konflikt dhe i riu e ka goditur disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, autori u arratis, i ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorin e tij, që të largohej me një taksi dhe më pas e dërgoi në banesën e tij.

Autori ka pretenduar se 51-vjeçari kishte tentuar ta përdhunonte. Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta, ndërsa ndaj bashkëpunëtorit të tij, rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit dhe përkrahje e autorit.

Të fundit