Flash News

E-TJERA

Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e të birit në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 persona

Vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e të birit në Dukagjin, shpallen

Babë e bir ranë pre e një atentati me armë zjarri mbrëmë në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Për pasojë, Zef Gjini ndërroi jetë, ndërsa i biri ndodhet i plagosur në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim : Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale "Vrasje me paramendim" e kryer në bashkepunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Tashmë janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

 

Të fundit