Flash News

E-TJERA

Vrasja në burgun e Peqinit, Artan Hoxha tregon si hyri arma për autorin

Vrasja në burgun e Peqinit, Artan Hoxha tregon si hyri arma për

Gazetari Artan Hoxha zbardhi detaje për ngjarjen e rëndë e ndodhur dje në burgun e Peqinit, ku u vra me armë zjarri i dënuari Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj dhe dy të tjerë u plagosën.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai thotë se arma është futur me anë të një pajisje elektroshtëpiake.

Ai tha gjithashtu se armën fillimisht nuk e ka marrë Mjacaj, por një tjetër i dënuar i rëndësishëm.

“Në rastin konkret si ka hyrë arma? Nga ato që më ka thënë i dënuari që unë kam komunikuar para se të ndodhte ngjarja, është që me një pajisje elektroshtëpiake, të burgosurve u lejohet të kenë pajisje, por këto ata i porosisin dhe ose  blihet nga stafi i burgut ose kontrollohet me imtësi. Një pajisje e cila është futur, por nuk e ka marrë Sokol Mjacaj, atë e ka marrë dikush tjetër.

Nuk po e them është frigorifer apo mikroval, por është një pajisje në të cilën është futur pistoleta. Prandaj them unë se kjo është e paramenduar por e përshpejtojë vendimi i publikuar dje, që ai do çohej në 41 bis. Ai vendim ka bërë që ai të shpejtojë, sepse atij i është bërë pagesa për atë punë.

Ai nuk ka dashur të humbasë këtë mundësi, se nuk ka se si të bëjë para ndryshe një i burgosur me burgim të përjetshëm. Arma është futur me një pajisje elektroshtëpiake dhe nuk ka shkuar për Sokol Mjacajn, por për një të dënuar tjetër shumë të rëndësishëm. Deri më tani është një emër i dyshuar, ai është përfshirë edhe në arratisjen e burgut të Drenovës”,-tha Artan Hoxha.

 

  

 

Të fundit