Flash News

E-TJERA

Vrasja në burgun e Peqinit, Indrit Shaqjes iu gjet telefon në qeli

Vrasja në burgun e Peqinit, Indrit Shaqjes iu gjet telefon në qeli

Disa ditë pas vrasjes së Arben Lleshit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, Indrit Shaqjas i është gjetur një telefon.

Kujtojmë se ky i fundit ish shok dhome me viktimën dhe u plagosur me armë zjarri në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes në një arkë druri është gjetur një telefon celular, të cilin Shaqja e ka pranuar se është i tij.

Në kushte të tilla, ai është arrestuar nga policia gjyqësore e SHKBB për nenin 324/a K.Penal. Shaqja dyshohet se ka bashkëpunuar me Sokol Mjacajn për vrasjen e Arben Lleshit. 

 

Të fundit