Flash News

E-TJERA

Vrasja në burgun e Peqinit, ish-drejtori: Ka pasur bashkëpunim, pistoleta s’mund të hyjë me dron

Vrasja në burgun e Peqinit, ish-drejtori: Ka pasur bashkëpunim,

Ish-drejtori i Burgjeve, Arjan Hoxha, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku një i dënuar humbi jetën dhe një tjetër u plagos me armë zjarri nga Sokol Mjacaj.

Hoxha tha për News24 se përtej humbjes së jetës, ngjarja është tepër e rëndë edhe për faktin që një armë ka hyrë në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Sipas Hoxhës, teoria e sjelljes së armës te Sokol Mjacaj përmes një droni është e vështirë, pasi përmes tij mund të kalohen vetëm “2-3 filtra të sigurisë”.

Të fundit