Flash News

E-TJERA

Vrasja në burgun e Peqinit, mbahet sot seanca për Sokol Mjacajn

Vrasja në burgun e Peqinit, mbahet sot seanca për Sokol Mjacajn

Do të mbahet mëngjesin e kësaj të hëne seanca gjyqësore, për Sokol Mjacajn, autor i ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në burgun e Peqinit, me një viktimë dhe një të plagosur.

Mjacaj akuzohet se vrau me armë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Arben Lleshin dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqaj.

Seanca gjyqësore pritet të nisë në orën 10:00.

Ndërkohë kujtojmë se prokuroria ka kërkuar për Mjacajn ‘arrest me burg’ për Sokol Mjaçajn dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit.

Të fundit