Flash News

E-TJERA

Vrasja në burgun e Peqinit, zbardhet dëshmia e drejtorit: Mjacaj kreu krimin pas njoftimit të Ulsi Manjës

Vrasja në burgun e Peqinit, zbardhet dëshmia e drejtorit: Mjacaj kreu

Sokol Mjacaj e ka kryer vrasjen e Arben Lleshit të premten e kaluar, brenda burgut të Peqinit pas njoftimit të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.

Kështu deklaron Kamber Hoxha, drejtor i burgut të Peqinit para autoriteteve. Sipas tij, Mjacaj ka pohuar se e kreu vrasjen “kur mori lajmin nga mediat që ka hyre në 41-Biz”.  

"Unë kam komunikuar me Sokolin për rreth një orë e gjysëm, pasi ai u fut tek dhoma e takimit. Në komukimin ishte shumë i qetë.

Me tha se armën e kam futur para një muaji dhe e kam mbajtur të fshehur në kutinë e qumështit. E bëra këtë kur mora lajmin nga mediat që u futa në 41-Biz. Nuk mund ta sqaroj se si ka nodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjëist e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore", ka deklaruar ndër të tjera Kamber Hoxha, drejtor i burgut të Peqinit. 

Pas vrasjes, Manja bëri një vizitë të detyruar në burgun e Peqinit dhe në përfundim të saj dha një prononcim për gazetarët, duke shmangur përgjegjësinë nga vetja për ngjarjen. Interesit të gazetarëve se pse Mjacaj nuk u fut nën regjimin e posaçëm siç njoftoi vetë ministri, por në vend të kësaj kreu një vrasje, Manja iu përgjigj duke ia ‘vënë fajin’ burokracive procedurale. “Ka një procedurë, për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm, jam i detyruar ta zbatoj sipas ligjit. Edhe mënyra e komunikimit ka një procedurë të caktuar”, tha ministri.  

Të fundit