Flash News

E-TJERA

Vrasja në Elbasan/ 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes, lirohen të shoqëruarit në polici; detaje të reja

Vrasja në Elbasan/ 16 gëzhoja në vendin e ngjarjes, lirohen
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi një ditë më parë në Elbasan, ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë. Xhuvani u qëllua dy herë në kokë dhe një herë në krahun e majtë.

Efektivja e “Shqiponjave”, Xhensila Sota u plagos në këmbë, Eltjon Bodinaku  ka marrë një plumb tek pjesa e legenit e më pas iu nënshtrua një operacioni, sikurse dhe policja, ndërsa Pavlo Vuksani u qëllua me një plumb në qafë.

I plagosuri i katërt është dhëndri i viktimës, Eltjon Bodinaku, i cili është në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja. Plumbat e dalë nga arma e Arbër Paplekajt qëlluan edhe fasadën e një subjekti privat në lagjen “5 Maji”, pa pasoja në njerëz.

Të gjithë përsonat e përfshirë në konflikt u liruan, ndërsa i arrestuar është vetëm autori i ngjarjes efektivi Arbër Paplekajt.

Të fundit