Flash News

E-TJERA

Vrasja në Elbasan/ "Djalë i rallë", ish-nëndrejtori i policisë: Arbri mund të gjykohet, por ai gjunjëzoi bandën në pushtet

Vrasja në Elbasan/ "Djalë i rallë",
Shkëlqim Pepkolaj

Ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Shkëlqim Pepkolaj ka reaguar për ngjarjen e djshme në Elbasan, ku efektivi Arbër Papleka qëlloi për vdjekje Pjerin Xhuvanin. Ish-zyrtari i lartë i policisë thotë se efektivi Papleka nuk mund të ishte kurrsesi një vrasës, duke theksuar se shpesh rrethanat të shtyjnë në gjëra të pamenduara më parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregon se e njeh efektivin, ndërsa e vlerëson si profesionist dhe njeri të mirë. Sipas tij, kjo dëshmohet edhe në vendimin që ai mori për t'u dorëzuar në polici, menjëherë pas krimit.

"Po ta njihnin të tjerët Arbrin, ashtu siç une e njoh, jam i bindur që askujt nuk do i hynin në punë dërdëllitjet e mender medias apo dhe të mender strukturave të Rilindjes me uniformë..!

Ai djalë menjëherë pas ngjarjes u dorëzua tek kolegët e tij, për tu dhënë atyre mundesinë që të mos nguten dhe të jenë të durueshëm për të thënë fjalën e tyre si dhe kur duhet, duke besuar gjithmonë në atë që para ligjit jemi të gjithë të barabartë", shkruan Pepkolaj në Facebook.

Ai thekson se Papleka vjen nga njësitë speciale elitë dhe se është nga ata djem që përballen gjithmonë me të keqen, për interesin e qytetarëve. Ish-nëndrejtori i policisë thekson se uniformat blu dhe qytetarët humbën një "as". Ai shton se edhe pse njerëzit do e gjykojnë, Papleka u ngrit ndaj "bandës në pushtet" dhe e gjunjëzoi atë.

Të fundit