Flash News

E-TJERA

Vrasja në Elbasan/ Efektivja e “Shqiponjave” i nënshtrohet operacionit, si është gjendja e të plagosurve; mbi 10 të shoqëruar

Vrasja në Elbasan/ Efektivja e “Shqiponjave” i nënshtrohet
Foto ilustruese

Katër persona mbetën të plagosur nga ngjarja që ndodhi një ditë më parë në Elbasan, ku mbeti i vrarë mjeku 56-vjeçar, Pjerin Xhuvani. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Dhëndri i viktimës, Elton Bodinaku vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa efektivja e forcave “Shqiponja” Xhensila Sota, sipas "Balkan web" i është nënshtruar një operacioni në këmbë, ku dhe kishte marrë plumbin.

Po marrin shërbimin mjekësor, por janë jashtë rrezikut për jetën Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani.

Nuk ka një numër të saktë, por më shumë se 10 persona që janë përfshirë në konflikt janë shoqëruar në polici. Ngjarja ndodhi rreth orës 15.00 të ditës së djeshme në lagjen "5 Maji", në Elbasan.

Të fundit