Flash News

E-TJERA

Mediat opozitare dhe qeveritare “në luftë” për t’ia hedhur fajin njëra-tjetrës për ngjarjen në Elbasan

Mediat opozitare dhe qeveritare “në luftë” për

Ngjarja e së djeshmes me një viktimë në Elbasan për shkaqe politike u trajtua ndyshe nga mediat pranë opozitës dhe ato që mbështesin qeverinë.

Menjëherë pas ngjarjes, një pjesë e medias raportonin se Pjerin Xhuvani ishte ish-kryetar i LSI-së, ndërsa mediat opozitare e konsideronin mbështetës të PS-së duke krijuar një kakofoni për ngjarjen dhe viktimën. Disa prej mediave i jepnin më shumë zë Taulant Ballës dhe qëndimit të tij, e një pjesë kandidatit për deputet Gazment Bardhit, i cili rrëfente versionin e tij të ngjarjes.

Media pranë opozitës, publikuan një video të një punonjësi të Gardës së Republikës, si të ishte Pjerin Xhuvani në krah të Ramës duke i hapur rrugë atij gjatë fushatës.

Por për ta përgënjeshtruar, reaguan mediat pro qeverisë duke bërë dhe një paralelizëm me ngjarjen e 21 janarit ku të vdekur mbetën 4 persona gjatë protestës para Kryeministrisë. “Në atë kohë, nga Berisha te Basha e i gjithë zinxhiri shpreheshin se vrasjet u bënë me çadër pistoletë e thika me helm, ndërsa sot thonë që i ndjeri Xhuvani ishte shoqërues i Ramës”, shkruajnë mediat pranë qeverisë.

Por përtej kësaj përplasje në distancë mes mediash, ku i hidhet faji njëra-tjetrës, a ka vend për një qëndim të tillë, kur fakti është një: Një qytetar vdiq dje për shkaqe politike; i ndjeri nuk kthehet më, ndërsa politikanët majtas apo djathtas vijojnë “avazin”, dhe media vijon të bëjë punën e saj, duke mbështetur njërën apo tjetrën palë politike, apo duke raportuar e lirë, ashtu siç duhet të jetë?!

Të fundit