Flash News

E-TJERA

Vrasja në Elbasan, Meta nga Vlora: Tensioni vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit

Vrasja në Elbasan, Meta nga Vlora: Tensioni vjen nga personi që shkeli

Presidenti Ilir Meta ka komentuar incidentet e ndodhura pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas plagosjes së sekretarit të PD në zyrën elektorale të Kavajës, sot u vra një aktivist i PS, pas një përplasje fizike me eksponentë të Partisë Demokratike që ka ndodhur në lagjen “5 Maj”,si dhe u plagosën 4 të tjerë.

Meta thotë se këto tensione vijnë nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira.

“Dihen se nga vjen gjithë ky tension. Vjen nga personi që shkeli marrëveshjen e 5 qershorit sepse ka tmerr nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kështu mendon se mund të bëjë edhe me zgjedhjet e 25 Prillit. Po të kishte pasur vullnet tjetër nuk do kishte bërë zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës dhe nuk do I jepte porosi Damianit tërmet.

Ku ndodhi ngjarja në Kavajë. Ndodhi në zyrën elektorale të PD, ky hyri drejtori I poli9cisë së Rilindjes. Në Elbasan herën e kaluar, për këtë rast nuk mund të them, por pse ndodhi konflikti herën e parë në Elbasan. Duhet të ishte shmangur. Unë sot në Fier, pashë në lajme që policia e Subashit hiqte letrat e vendosura sipas kodit nga LSI sepse pasdite kishte miting PS”, tha Meta.

 

Të fundit