Flash News

E-TJERA

Vrasja në Elbasan, Paplekaj: I tronditur nga humbja e jetës së një personi, nuk di se në çfarë rrethana ndodhet familja ime

Vrasja në Elbasan, Paplekaj: I tronditur nga humbja e jetës së
Arbër Paplekaj gjatë seancës gjyqësore

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes në Elbasan Arbër Paplekajt. Ai ka dalë sot para trupit gjykues, ku ka thënë se ndihet i tronditur për ngjarjen që ka ndodhur, në të cilën humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Ish-efektivi ka thënë se është trajnuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve, ndërsa ka shprehur shqetësimin se nuk e di gjendjen në të cilën është familja e tij.

Referuar këtyre arsyeve, ai është shprehur se nuk është i qetë dhe gati për të folur mbi rrethanat që ndodhi ngjarja, ditën e mërkurë në Elbasan.

“Duke qenë se jam tepër i tronditur nga ngjarja e ndodhur për shkak të humbjes së jetës së një personi dhe se nuk kisha menduar ndonjëherë se do të gjendesha në një situatë dhe rrethanë që të rrezikoja jetën e dikujt për shkak se unë jam i trajnuar dhe i betuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve pavarësisht rrethanave ekstreme në të cilat jam ndodhur për të reaguar në mbrojtje të vetes dhe personave me të cilët isha nuk ndryshon dhimbjen dhe tronditjen që kam.

Po kështu duke qenë në kushtet e ndalimit dhe nuk kam dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja ime dhe katër fëmijët që unë kam për këto arsye unë nuk jam i qetë për të dhënë shpjegime në këto momente”, ka thënë Paplekaj.

Të fundit