Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Vrasja në Elbasan, Patozi: Ngjarje dramatike, shqiptarët të refuzojnë ata që i përdorin mish për top
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astri Patozi komentoi vrasjen që ndodhi në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, i cili së fundmi ishte simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në këtë qytet. Ai e ka cilësuar një ngjarje "dramatike", e cila sipas tij, është pasojë e një politike agresive.
“Është një ngjarje shumë e rëndë, dramatike. Uroj që të jetë e fundit dhe të shërbejë sadopak për uljen e gjakrave, pasi humbja e jetës së një shqiptari për pushtetin e dikujt tjetër nuk ka kuptim. Është pasojë e një politike agresive, që mbarset dita-ditës nga një regjim kryetarokracie”, tha Patozi për "Ditari".
Ky i fundit iu kërkon qytetarëve që ta kuptojnë situatën dhe të mos e ndjekin pas politikën, e cila për pushtetin vetjak vë në rrezik jetën e tyre. Patozi dha një mesazh për shqiptarët, ku theksoi se "shqiptarët të refuzojnë ata që për fushatat e tyre kanë nevojë për badigardë, që i përdorin shqiptarët si mish për top”.
Duke shprehur bindjen se ky episod do të jetë i fundit, ai tha se “Shpresoj që shqiptarët ta lexojnë siç duhet, të tërhiqen dhe të mos ndjekin pas politikën që shkel mbi kufomat e tyre, që nuk ka qëllim tjetër përveçse marrjen apo ruajtjen e pushtetit. Do të doja shumë që politikanët të distancohen nga kjo ngjarje”.