Flash News

E-TJERA

Vrasja në Lezhë/ Shoqërohen në polici disa persona, 2 pistat e hetimit

Vrasja në Lezhë/ Shoqërohen në polici disa persona, 2 pistat

10 persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje nga policia për vrasjen e 40 vjeçarit Entjan Nikulaj mbrëmjen e djeshme në Lezhës.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja të përdorura ndaj 40 vjeçarit. I ndjeri ka qenë duke udhëtuar në drejtim të hyrjes së Lezhës kur është qëlluar fillimisht pas shpine dhe më pas mjeti BMW, me tre autorët e maskuar, kanë qëlluar me breshëri në pjesën anësore.

Pista kryesore e policisë është gjakmarrja me fisin Lekstakaj por sipas gazetarit, një tjetër pistë që po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm që mund të ketë pasur 40 vjeçari.

Entjan Nikulaj është i afërm i Ardian Nikujt, i cili u ekzekutua me 6 plumba pistolete “TT”, teksa qëndronte i ulur në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Nikulaj disa vite më parë në zonën e Balldrenin, është përfshirë në vrasjen e dy personave, Gëzim dhe Lauren Lekstakaj.

Më herët në Lezhë ishte vrarë Pëllumb Nikulaj. Ndërsa seria e vrasjeve dhe hakmarrjes shkoi deri tek eliminimi i një personi të familjes Palaj, lidhje u ngushtë e fisit Lekstakaj.

Por në 19 prill, ekzekutohet Ardian Nikulaj, njeriu që ishte akuzuar vazhdimisht si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë.

Të fundit