Flash News

E-TJERA

Vrasja në Malësinë e Madhe/ Arrest me burg për Rrok Pepaj, babain e autorit

Vrasja në Malësinë e Madhe/ Arrest me burg për Rrok Pepaj,

Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepaj, autorit të vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, është lënë në burg pasi dyshohet se ka dhënë dëshmi të rreme, duke mohuar të ketë dijeni për parcelat me kanabis.

Ai ka thënë se në mal shkonte sepse kishte bagëti dhe mblidhte boronica, por nuk e dinte për parcelat që djali i tij kishte mbjellë.

“Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semure dhe kam edhe gruan të sëmurë”,mësohet të ketë thënë Rrok Pepaj.

Daniel Pepaj është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet si autori i vrasjes së dy kushërinjve të tij, Vilsonit dhe Klementit. Këta të dy e kishin rrahur Danielin pasi ky i fundit i kishte grabitur parcelat me kanabis. Rrugës për ti marrë ato sërish, Danieli ka gjetur armën e fshehur dhe i ka goditur njërin në ballë dhe tjetrin në brinjë, duke i lënë të vdekur.

Të fundit