Flash News

E-TJERA

Vrasja në Vlorë, flet dëshmitari: ‘Audi’ e hodhi si leckë, i zbrazi 3 herë silenciatorin

Vrasja në Vlorë, flet dëshmitari: ‘Audi’ e hodhi si

Një dëshmitar okular i vrasjes së Leart Kekës në Vlorë ka rrëfyer atë çka pa nga ngjarja e rëndë.

Dëshmitari ka thënë se Keka ka vrapuar fillimisht për t’iu shmangur vrasjes dhe në një moment mjeti tip “Audi” i autorëve e ka përplasur viktimën.

Dëshmitari rrëfen se më pas autori i është afruar dhe i ka zbrazur tre herë silenciatorin.

“Asnjë nga ju nuk e ka dinamikën. Ai që u vra ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoi të kalonte rrugën. Aty ‘Audi’ po të duket në video e hedh si leckë të shkallës së furrës. Duket në video. ‘Audi’ ndaloi te finalimi, zbriti personi, një person i vetëm me “M5”, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tri katër herë. ‘Audi’ bën mbrapa me derën e hapur për të marrë këtë gjuajtje. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba”, tha dëshmitari.

Të fundit