Flash News

E-TJERA

Vrasja që ndodhi për një kafe, flet kamerieri në Durrës: I thashë që ekspresi ishte fikur dhe u acarua

Vrasja që ndodhi për një kafe, flet kamerieri në

Është zbardhur dëshmia e kamerierit në Durrës për vrasjen e ndodhur në një pikë karburanti.

Kamerieri ka dëshmuar se Daniel Pepa dhe Aranit Kurti i kanë kërkuar kafe, por ai u ka thënë se nuk mund t’iu ofronte pasi kishte fikur ekspresin.

Sipas tij, Daniel Pepa ishte acaruar dhe Flori Paluçi kishte ndërhyr duke nisur një sher rme të. Kamerieri deklaron se të tre kishin dale jashtë lokalit dhe më pas kishte ndodhur vrasja.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”, tregon kamerieri.

Të fundit