Flash News

E-TJERA

Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Shkodër, mbërrin në Gjykatë Ragip Gila

Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë në Shkodër,

Ragip Gila, ka mbërritur sot në Gjykatën e Shkodrës, ku pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tij.

Prokuroria ka kërkuar që ndaj tij të caktohet arrest me burg. Gjyqtare në këtë masë sigurie është Ermira Dedja, ndërsa prokuror Pjerin Çukaj.

Ragip Gila, i dyshuar si autori i masakrës në Shkodër, në deklaratën e tij të parë pas arrestimit, është shprehur se shënjestra e tij ka qenë vetëm Erogen Vaso për shkak të një problemi personal.

Ai ka theksuar se Vaso e ka kërcënuar dhe ka pasur konflikte me të, duke e konsideruar si një njeri të fortë që i ka çuar fjalë.

Gila ka deklaruar se dëshironte të qëllonte vetëm Erogen Vason dhe nuk kishte probleme me personat e tjerë që u përfshinë në ngjarje.

 

Të fundit