Flash News
Festimet për kualifikimin e Meksikës në Botëror kthehen në tragjedi, tre tifozë humbin jetën
SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 5 të plagosur dalin nga spitali, si paraqitet gjendja e të tjerëve
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Protestuesit u tërhoqën zvarrë, Vengu qan hallin e deputeteve: Ç'taksirat kishin të sulmoheshin?
Vrau 25-vjeçarin, 'arrest me burg' për efektivin e "Shqiponjave", Hajdaraj shfaq pendesë: Të jetë familja këtu, dua të kërkoj ndjesë publike
Gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau me armë zjarri mëngjesin e së martës 25-vjeçarin, Klodjan Rasha.
Gjatë seancës gjyqësore Hajdaraj ka shfaqur pendesë duke deklaruar se nuk donte ta vriste Rashën, por e kreu aktin duke menduar se po i rrezikohej jeta. Hajdaraj thekson se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.
"Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur në orën 01.09 min për 4 ose 5 min ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njëri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua s'do ja uroja askujt në jetë", ka thënë Hajdaraj duke kërkuar prezencën në seancë edhe të familjes së Klodjan Rashës, me qëllim që të ketë mundësi të kërkojë falje publike.
Efektivi i “Shqiponjave” u shpreh se ndërmori aktin se dyshonte që Klodian Rasha kishte armë zjarri në duar, gjë e cila nuk është konfirmuar pasi gjatë hetimeve u vu re se 25-vjeçari nuk kishte asnjë send të paligjshëm dhe Prokuroria bëri me dije se Klodian Rasha është qëlluar pas shpine.
Në kërkesën e Prokurorisë janë renditur faktet dhe është bërë zbardhur i gjithë mekanizmi sesi ka ndodhur ngjarja. Në një rindërtim të ngjarjes, sipas Prokurorisë rezulton se: “Në orën 01:09 minuta të datës 8 dhjetor oficerët e policisë i kanë bërë thirrje një personi, i identifikuar më vonë si Klodian Rasha, që të ndalonte por që ai është larguar dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë.
Dy oficerët e policisë në shërbimë atë mbrëmje në territorin e Komisariatit nr.3 janë vënë në ndjekje të 25-vjeçarit dhe kanë pritur sa është futur në një rrugicë qorre”.
Ky është pikërisht momenti ku Nevaldo Hajdaraj shprehet se ka dyshuar që personi kishte armë pasi ai e kërcënoi se do ta vriste. Megjithëse, Hajdaraj nuk jep shpjegime se përse qëlloi direkt mbi Klodian Rashën, raporton gazetarja Klodiana Lala.
Sipas aktit të ekspertimit, njëri nga plumbat që i ka sjellë vdekjen 25-vjeçarit e ka kapur në shpinë, pikërisht në shpatullën e djathtë dhe më pas diagonalisht i ka prekur zemrën.
Mësohet se, dy efektivët që morën pjesë në ngjarjen e rëndë në rrugën “Dritan Hoxha” nuk kanë patur kamera trupi, por vetëm një pistoletë dhe antiplumb, dhe në momentin që ishin vënë në ndjekje të 25-vjeçarit kanë njoftuar sallën operative.
3 minuta më vonë kanë kërkuar një autoambulancë, por nuk kanë shpjeguar pse e kanë kërkuar atë. Kjo sipas Prokurorisë tregon që vrasja e Klodian Rashës ka ndodhur në harkun kohor të 3 minutave dhe nuk dihen saktësisht lëvizjet që kanë bërë efektivët gjatë kësaj periudhe.
Në orën 01:14 minuta, efektivët kanë deklaruar se ishte përdorur arma e zjarrit dhe mjekët kanë deklaruar faktin e tij të vdekjes në orën 01:23 minuta të datës 8 dhjetor.
Prokuroria ka deklaruar se është duke pritur një sërë aktesh të ekspertimit për të hedhur dritë mbi dinamikën e plotë të ngjarjes së rëndë, e cila është bërë shkak për nisjen e një vale protestash në kryeqytet dhe në qytete të tjera të vendit.
Mësohet se, hetimet e sapo nisura krahas Nevaldo Hajdarajt do të shtrihen edhe mbi mënyrën si është bërë planizimi i shërbimit, instruktazhin që efektivët kanë marrë, nëse kanë patur mangësi në instruktazh, si dhe po kryhet një hetim administrativ për të kuptuar nëse drejtues të tjerë të policisë kanë përgjegjësi mbi ngjarjen e ndodhur.
Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura. Vetëm në momentin e dhënies së vendimit janë lejuar mediat, pasi Prokuroria thekson se ka mjaft sekrete të hetimit, por edhe kode të Policisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit, që nuk duhen bërë publike në media.
Të fundit
Eurodeputetët nuk morën garanci nga qeveria shqiptare për Zvërnecin
1 Korrik 2026, 16:58
Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron biletën për në 1/8-at e Botërorit
1 Korrik 2026, 16:38
Braho: SPAK po shqyrton mundësinë të kryejë vetë arrestimet e personave në kërkim
1 Korrik 2026, 16:22
Bie besimi në ekonomi në qershor, nga shërbimet dhe ndërtimi
1 Korrik 2026, 15:44
Shkrimtari Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi i Kolonjës”
1 Korrik 2026, 15:18
85% e njerzëve shqetësohen për gjëra që nuk i ndodhin kurrë
1 Korrik 2026, 14:50
Vrau dhëndrin, Gjykata e Lartë prish dënimin me burg përjetë të Mexhit Picarit
1 Korrik 2026, 14:17
Berisha dënon ndërhyrjen e policisë në protestë: U ushtrua dhunë shtazore
1 Korrik 2026, 13:57
Berisha: Raporti i PPE sugjeron qeverinë teknike si zgjidhje, mbështet PD-në
1 Korrik 2026, 13:40
Dhunohet nga dy persona analisti Ilir Demaliaj
1 Korrik 2026, 13:23
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në disa komisariate
1 Korrik 2026, 12:54
Berisha mesazh gjeneratës Z: Po ngriheni ndaj një diktature autoritare
1 Korrik 2026, 12:32
53% e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga sëmundjet e zemrës
1 Korrik 2026, 11:52
"Jep dorëheqjen", Rama pritet me protesta nga shqiptarët e Düsseldorf-it
1 Korrik 2026, 11:18
SPAK kërkoi burg, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin
1 Korrik 2026, 11:02
“Bisedë e shkurtër dhe e përzemërt”, Berisha takon kancelarin e Austrisë
1 Korrik 2026, 10:47
Protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “Albanian Files”
1 Korrik 2026, 10:32
Flamingot dhe tre premisa
1 Korrik 2026, 10:24
Vdekje e 32-vjeçarit në Qafë Thanë, i riu u aksidentua me makinën e vjedhur
1 Korrik 2026, 10:12
Harta/ Shqipëria në mesin e zonave më të prekura nga vala e të nxehtit në Europë
1 Korrik 2026, 09:09
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
1 Korrik 2026, 08:22
Mot i qëndrueshëm dhe vranësira, parashikimi për këtë të mërkurë
1 Korrik 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2026, 07:54
Politico: Përshkallëzohet “Revolucioni i Flamingove”, eurodeputetët mbështesin protestën
30 Qershor 2026, 22:02
Kardinali Ernest Simoni Troshani viziton Mbretërinë e Bashkuar
30 Qershor 2026, 21:47
Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazili pengesa e radhës
30 Qershor 2026, 21:19
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, protestuesit mbajnë 1 minutë heshtje
30 Qershor 2026, 20:46
"Populli dhunohet, Belinda nderohet", pankarta pikante nga protesta
30 Qershor 2026, 20:22
Dy aksidente ne Pogradec, plagosen dy persona
30 Qershor 2026, 20:01
Tensionet para Parlamentit, Koçiu mbron sjelljen agresive të policisë ndaj protestuesve
30 Qershor 2026, 19:36
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
30 Qershor 2026, 19:18
Star-arkitektët dhe pushteti mbi territorin
30 Qershor 2026, 18:45
Mes protestave, Rama nxjerr "çekun" për pensionistët, 5 mijë lekë bonus vere
30 Qershor 2026, 17:50
Arrestimet te Parlamenti, lirohen Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë
30 Qershor 2026, 16:55
Aksidenti fatal në autostradën Durrës-Tiranë, mbi 10 pasagjerë të plagosur dhe 2 viktima
30 Qershor 2026, 15:53
Berisha dënon dhunën ndaj protestuesve: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre
30 Qershor 2026, 15:28
Video/ Tensionet te Parlamenti, policia tërheq zvarrë dhe shtrin përtokë të riun
30 Qershor 2026, 15:17
UNLOCK x Go Kart: Një ditë mes surprizave dhe garës për vendin e parë
30 Qershor 2026, 15:06
Hetohet për aferën 5D, lirohet nga qelia ish-drejtori i Bashkisë Tiranë
30 Qershor 2026, 14:54
U tërhoqën zvarrë nga policia, 6 protestues përfundojnë në komisariat
30 Qershor 2026, 14:42
Video/ Tension para Kuvendit, protestuesit përplasen fizikisht me policinë
30 Qershor 2026, 14:03
Laboratori i k*kainës në Frakull, dënohet me 14 vite burg ‘kimisti’ kolumbian
30 Qershor 2026, 13:16
Tension para Kuvendit, protestuesit bllokojnë tri hyrjet dhe përplasen me policinë
30 Qershor 2026, 12:55
Video/ “Hajdut!”, “Analfabet!”, deputeti i PS ndiqet nga protestuesit jashtë Kuvendit
30 Qershor 2026, 12:38
Protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e ministrave dhe deputetëve të PS, ndërhyn FNSH
30 Qershor 2026, 12:22
Protestuesit qëllojnë me vezë në drejtim të Parlamentit
30 Qershor 2026, 12:06
Gazeta zvicerane jehonë protestave kundër qeverisë Rama: Shqipëria nuk është në shitje!
30 Qershor 2026, 11:00
Arrestohet me armë pranë banesës Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt
30 Qershor 2026, 10:41
Ndërruan jetë në vendin e punës dy oficerë policie të 313, reagon Drejtoria e Burgjeve
30 Qershor 2026, 10:28
"Parlament i krimit", seanca plenare nis me protesta jashtë kuvendit
30 Qershor 2026, 10:21
Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e dr*gës
30 Qershor 2026, 10:13
Zbardhet dinamika e plagosjes me armë në Pogradec, 4 persona tentuan të vrisnin 35-vjeçarin
30 Qershor 2026, 09:54
Ndërrojnë jetë dy oficerë policie të burgut 313, dyshimet e para
30 Qershor 2026, 09:35
Këmbimi valutor 30 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
30 Qershor 2026, 09:25
Paraguai shpall festë kombëtare pas triumfit historik ndaj Gjermanisë në Botëror
30 Qershor 2026, 09:05
Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit
30 Qershor 2026, 08:33
Zjarr gjatë natës në një pallat në Laprakë, banorët: Zjarrfikësit mbërritën me vonesë
30 Qershor 2026, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
30 Qershor 2026, 07:58
Autonomia spitalore pa rezultate: Mungesë aksesi dhe shërbime të mbingarkuara
29 Qershor 2026, 21:55
Dueli në Boston, Gjermania dhe Paraguai luftojnë për kualifikim
29 Qershor 2026, 21:40
Eurodeputetja gjermane flet nga protesta: Qeveria të dëgjojë qytetarët
29 Qershor 2026, 21:28
Gjashtë eurodeputetë i bashkohen protestës kundër Ramës
29 Qershor 2026, 21:11