Flash News

E-TJERA

Vrau babain, dëshmon e reja: Nuk më linte të vishesha dhe të argëtohesha

Vrau babain, dëshmon e reja: Nuk më linte të vishesha dhe të

Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në familje në Frashër të Fier, ku vajza mbyti për vdekje me tel babanë e saj.

26-vjeçarja ka pranuar krimin dhe në dëshminë e saj në polici ka deklaruar se i ati e trajtonte me fanatizëm.

Në dëshminë e saj e reja thotë se babai nuk e lejonte të vishej në mënyrë bashkëkohore dhe as të argëtohej.

Sipas 26-vjeçares, i ati ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.

Mbyti për vdekje me tel babanë dhe e raportoi si aksident, zbardhet krimi në familje në Fier

Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së djeshme, por 26-vjeçarja e raportoi në polici si aksident.

Efektivët ngritën dyshime gjatë deklarimeve të saj në polici dhe kryen hetime të thelluar deri në zbulimin e së vërtetës. /A2

 

Të fundit